Bota

OKB-ja: Kemi humbur kontaktin me punonjësit në Mariupol

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, nuk mund të komunikojë me disa nga punonjësit e saj në qytetin port të Ukrainës, Mariupol, ka thënë të mërkurën komisioneri i lartë i organizatës, Filippo Grandi.

“Disa arritën të dilnin. Disa janë brenda dhe ne nuk mund të komunikojmë me ta në këtë moment. Ata janë kolegët e mi”, tha ai për CNN.

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Grandi bëri thirrje për angazhime më të mëdha që të mos ketë vështirësi për kalim të sigurt në korridoret e evakuimit.

“Ne ndihmuam në Kharkiv javën e kaluar, por për të vazhduar këtë, kemi nevojë për angazhime të forta se nuk do të ketë luftime”, ka thënë më tej ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Merz nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *