Bota

OKB: Izraeli e Hamasi kryen krime lufte në Gaza

Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se Izraeli e Hamasi kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Gaza, ka raportuar BBC-ja të enjten.

Ai ka shtuar se “mizoritë” e kryera nga grupet e armatosura palestineze dhe mbajtja e vazhdueshme e pengjeve ishin krime lufte. Ai ka përmendur edhe “dënimin kolektiv” të palestinezëve nga Izraeli dhe “evakuimin me forcë të civilëve”.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Duke cituar Konventat e Gjenevës për ligjet e luftës, BBC-ja ka shkuar se këto ligje mbulojnë shumë aspekte – përfshirë rregullat “që forcat ushtarake nuk mund të sulmojnë mbi civilë dhe të plagosurit duhet të trajtohen”.

“Marrja e pengjeve është e ndaluar dhe konsiderohet si krim lufte. Ai përkufizohet si ‘konfiskim ose ndalim i një personi, i kombinuar me kërcënimin për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar ndalimin”, thuhet tutje në Konventë.

Ligji i paralajmëron gjithashtu se vendet e përfshira në konflikt “nuk mund të deportojnë ose të transferojnë me forcë popullsi civile të një territori të pushtuar… përveç nëse siguria e civilëve ose arsyet e domosdoshme ushtarake e kërkojnë këtë”.

Konventa e Gjenevës përbëhet nga katër traktate dhe tri protokolle për caktimin e standardeve ligjore ndërkombëtare për trajtimin humanitar në luftë. Ky dokument daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Rruga Press

YouTube player