Bota

OKB i bën thirrje qeverisë së Erdoganit/ ‘Ata që nuk kanë shkelur ligjin të lirohen menjëherë’

OKB ka shprehur shqetësimin për arrestimin e mijëra njerëzve përgjatë protestave pas arrestimin të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Gjithashtu OKB, i bëri thirrje qeverisë së Erdoganit që të lirojë të gjithë protestuesit të cilët janë arrestuar pa shkelur ligjin. Organizata shtoi se mes të pafajshmëve përfshin dhe Imamoglun.

Lexo më shumë  Forcat speciale të Ukrainës shkatërrojnë katër helikopterë thellë në Rusi, publikohen pamjet

Ne jemi thellësisht të shqetësuar për arrestimin e të paktën 92 personave nga autoritetet turke gjatë javës së kaluar, përfshirë Ekrem Imamoglu, kryetarin e bashkisë së Stambollit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat në të gjithë vendin u përballën me një ndalim të plotë në tre qytete. Të gjithë ata që janë arrestuar për ushtrimin e ligjshëm të të drejtave të tyre duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha Imamoglu.

Në total sipas autoriteteve lokale janë arrestuar 1400 protestave.

Pas arrestimit të Imamoglus, demonstrata masive u zhvilluan çdo ditë në Stamboll dhe qytete të tjera, të ndjekura nga përleshje me policinë. Syri.net-CNN.gr.

Rruga Press

YouTube player