BotaKryesore

OKB i bën thirrje Iranit të ndalojë ekzekutimet dhe të hetojë vdekjet

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë çdo ekzekutim të planifikuar të pjesëmarrësve në protesta dhe të hetojë të gjitha vdekjet në mënyrë të pavarur dhe transparente.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë çdo ekzekutim që lidhet me protestat”, tha dje në mbrëmje Martha Pobee, ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së në Departamentin e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes, në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e Kosovës

“Të gjitha vdekjet duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe transparente. Ata që janë përgjegjës për çdo shkelje duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare”, Pobee.

Pobee e quajti situatën në Iran “fluide dhe thellësisht shqetësuese” gjatë takimit të OKB-së, i cili u mblodh me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtronin vetëpërmbajtje maksimale”, tha ajo.

Sipas Guterres, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Iranin mund të zgjidhen më së miri përmes diplomacisë dhe dialogut.

Që nga fillimi i protestave masive kundër sundimit autoritar të Republikës Islamike më shumë se dy javë më parë, presidenti Donald Trump e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me ndërhyrjen e SHBA-së.

Protestat u shkaktuan, ndër të tjera, nga një krizë e rëndë ekonomike, inflacion i lartë dhe pakënaqësi e përhapur ndaj udhëheqjes në Teheran.

Forcat e sigurisë së Iranit i kanë shtypur brutalisht protestat, me raportime për mijëra vdekje. 

YouTube player