Bota

OKB dënon vrasjen e gazetarëve në Gaza: “Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB ka dënuar ashpër veprimet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, pas raportimeve për vrasjen e gjashtë gazetarëve palestinezë.

Sipas deklaratës, pesë prej tyre punonin për rrjetin Al Jazeera – përfshirë Anas al Sharif – ndërsa një tjetër ishte gazetar i pavarur. Mjekët lokalë kanë konfirmuar gjithashtu humbjen e jetës së këtij të fundit.

Lexo më shumë  Britania e Madhe dhe Norvegjia formojnë "aleancë detare për të ndjekur nëndetëset ruse"

“Ne dënojmë vrasjen nga ushtria izraelite të 6 gazetarëve palestinezë duke synuar tendën e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar,” thuhet në reagimin e Zyrës së të Drejtave të Njeriut.

Në deklaratë theksohet se Izraeli “duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, përfshirë gazetarët,” ndërsa shifrat zyrtare të përmendura nga OKB tregojnë se të paktën 242 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Lexo më shumë  Rutte: Nëse s’ka marrëveshje, do të vazhdojmë me armë dhe sanksione kundër Rusisë

Zyra e OKB-së gjithashtu bëri thirrje për “akses të menjëhershëm, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të gjithë gazetarët”, duke nënvizuar rëndësinë e raportimit të pavarur nga terreni.

YouTube player