Bota

OKB akuzon për vrasje sistematike në Filipine, policët vranë mbi 6000 mijë trafikantë droge

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka konfirmuar se merr përgjegjësinë e plotë për luftën kundër drogës, në të cilën mijëra njerëz janë vrarë deri më tani.

Duterte theksoi se kurrë nuk do të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Mandati i presidentit të Filipineve skadon vitin e ardhshëm dhe tha se do të përballet vetëm me gjykatën filipinase për të gjitha krimet e supozuara.

Duterte deklaroi se nëse dikush shkon në burg, do të jetë ai, si dhe se do të marrë përgjegjësinë e plotë, transmeton reuters.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

“Do të përsëris atë që kam thënë tashmë, nëse shkatërroni vendin tim dhe shkatërroni të rinjtë duke i furnizuar me drogë, po shkatërroni të ardhmen. Nëse shkatërroni vendin, unë do t’ju vras”, theksoi Duterte.

Presidenti i Filipineve tha se, një ditë pasi Ministria e Drejtësisë njoftoi se do të auditonte mijëra vrasje, pasi u publikuan detajet e serisë së parë të rasteve, që tregon për një “lojë të pistë” të dhjetëra policëve, ku u vranë mijëra njerëz.

Filipinet janë nën presionin e Kombeve të Bashkuara për të hetuar akuzat për vrasje sistematike të të dyshuarve për trafik droge dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila ka thënë se do të hetojë fushatën kundër drogës të Dutertes.

Lexo më shumë  “Ndoshta në prill-maj”: Gjenerali polak paralajmëron se Rusia mund të bëjë së shpejti një provokim kundër një vendi të NATO-s

Policia ka vrarë më shumë se 6,000 njerëz në operacionet kundër drogës, por aktivistët thonë se persona të armatosur misteriozë kanë vrarë mijëra përdorues dhe trafikantë droge, ndërsa policia e Filipineve i mohon akuzat. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *