Bota

OKB: 2024-a do të shënojë nxehtësi rekorde

Viti 2024 do të jetë viti më i nxehtë ndonjëherë, duke tejkaluar edhe “rekordin” e regjistruar në 2023-n, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar, duke thënë se temperaturat e larta pritet të rriten për të paktën 1.5 gradë celsius.

Kombet e Bashkuara thanë të martën se 2023-a përmbylli një 10-vjetësh shumë të nxehtë, por ky s’do të jetë fundi.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Ekziston një probabilitet i lartë që viti 2024 të thyejë sërish rekordin e 2023”, ka thënë shefi i monitorimit të klimës, Omar Baddour, derisa për raportin e parashikimit të motit, shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar “një fatkeqësi”.

“Toka po lëshon një thirrje fatkeqësie. Ndotja nga derivatet fosile po rrit kaosin klimatik. Ndryshimet po përshpejtohen”, ka thënë Guterres.

Kombet e Bashkuara kanë ngrehur alarmin se pos rritjes së temperaturave, edhe akullnajat kanë zënë të shkrihen shpejtë dhe niveli i detit është rritur.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rritja e energjisë së rinovueshme po shihet si kthesë shprese për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike.

Rruga Press

YouTube player