Bota

OKB: 1,200 civilë të vrarë e të plagosur në Ukrainë

Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur prej kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës 13 ditë më parë, tha sot Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë numër përfshihen 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur.

Megjithatë, zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, paralajmëroi se shifrat “mund të jenë shumë më të larta”.

Lexo më shumë  Demokratët fitojnë zgjedhjet në Grenlandë, goditen ambiciet e Trumpit

Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe i të shtënave me armë”, tha OKB-ja.

OKB shprehu gjithashtu shqetësim për “ndalimin arbitrar” të mbështetësve pro-ukrainas në zonat që kontrollohen nga ushtria ruse, si dhe për “dhunën” kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga Qeveria ukrainase.

Më herët, Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se numri i njerëzve të zhvendosur nga lufta në Ukrainë, ka kaluar dy milionë.

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërtuar një çështje ndaj abuzimit të grave dhe vajzave

Refugjatët arritën këtë shifër vetëm në ditën e 13-të luftës.

Grandi tha se për krahasim, luftërat ballkanike në Bosnje dhe Kosovë kanë shkaktuar dy-tre milionë të zhvendosur, por “në një periudhë prej tetë vjetësh”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *