Lajme

Ohri në listën e UNESCO-s, 1 vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve

Në qershorin e vitit që vjen, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të paraqesin në UNESCO dosjen me hapat e ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve për të mos humbur statusin që e përfshin rajonin e Ohrit në listën e pasurive botërore.

Kur mbetet edhe gati 1 vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve të UNESCO- s për menaxhimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, po ndërmerren hapa për bashkëpunimin ne nivel ministror nga Komiteti i Menaxhimit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Për disa vite me radhë përgjegjësia ishte lënë mbi bashkite pavarësisht se në listën me 32 rekomandime ka problematika që kërkojnë zgjidhje nga nivelet më të larta.

Sektori i ndërtimit, infrastruktura, aktiviteti minerar, menaxhimi i mbetjeve janë disa nga problemet që duhen të marrin zgjidhje për këtë rajon ndërsa ministrat e linjës shprehen optimistë edhe pse kjo kërkon një sërë investimesh dhe ndërhyrjesh.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në rast se nuk përmbushen rekomandimet e UNESCO-s nga 2 vendet Rajoni i Liqenit të Ohrit rrezikon të futet në listën e site- ve që janë në rrezik ndërsa në pjesën Shqiptare ende nuk ka ndërhyrje konkrete në terren për ato problematika që konsiderohen akute.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *