BallinaLajme

OFL u sulet “të fortëve” të veriut, ja kujt i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë/EMRAT

Verilindja e vendit, Kukësi dhe Tropoja, ishin sot ndalesa e Operacionit Forca e Ligjit.

OFL u ka nisur formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 6 shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lexo më shumë  Nga UÇK-ja tek Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

YouTube player