Bota

Oficeri i policisë serbe, i dyshuar si anëtar i grupit kriminal të Sariçit, arratiset nga Mali i Zi në Shqipëri

Është arratisur nga Mali i Zi në Shqipëri pjesëtari i policisë serbe, Danilo Stojanoviq, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit kriminal të Darko Shariqit.

Konfirmuar për portalin RTCG nga Drejtoria e Policisë, bëhet me dije se situata është e tillë që Serbia nuk ka dorëzuar në Mal të Zi fletarrest për Stojanoviqin.

Lexo më shumë  Tranzicioni i ushtrisë ukrainase nga sistemi i brigadës në korpus

Stojanoviç kaloi në Shqipëri në pikën kufitare Grnçar.

Ndërkohë policia malazeze ndaloi automjetin ku ai me të cilin ndodhej, por ai u largua para se të bëhej kontrolli.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 14 prill, në një aksion ndërkombëtar të koordinuar nga Europol dhe Eurojust, arrestuan Sariçin dhe katër persona të tjerë të dyshuar si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal që vepronte në Serbi, Evropë dhe Amerikën e Jugut.

Lexo më shumë  BE në kundërsulm: Do t’i përgjigjemi me reciprocitet tarifave të Trumpit

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale si vrasje e rëndë, prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, prodhim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve e lëndëve plasëse, si dhe shpërdorim detyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *