OEGJK: Produktet nga Kosova po marrin shumë treg në Gjermani
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka publikuar të dhënat e përpunuara nga raportet e Doganës së Kosovës për periudhat 2023 dhe 2024, duke theksuar rritjen e dukshme në shkëmbimet tregtare.
Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë vitit kalendarik 2024, nga Kosova drejt Gjermanisë vlera e eksportit mbërrin shifrën prej 92.7 milionë euro, rritje prej 7.9% krahasuar me vlerat e nxjerra nga viti 2023.
Ndërkaq, vlera e importit nga Gjermania në Kosovë rrumbullakson 897 milionë euro duke shënuar rritje prej 19.4% në krahasim me vitin 2023.
Ndër kategoritë që shënuan vlerat më të larta në eksport në vitin 2024 përfshinë:
Plastika dhe artikujt prej tyre, mobileritë dhe kategori të tyre, atikuj prej gizës dhe çelikut.
Ndër kategoritë që shënuan vlerat më të larta në import në vitin 2024 përfshin.
“Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonët e hekurudhës ose tramvajit, pjesët dhe plotësuesit e ryre, raktorët nuklearë, boilerat, makineri dhe pajisjet mekanike si dhe pjesët e tyre, plastika dhe artikujt prej tyre”, njofton OEGJK-ja.
Sipas OEGJK-së, këto të dhëna theksojnë rritjen e dukshme në shkëmbimet tregtare Kosovë-Gjermani duke dëshmuar forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe bilaterale midis Kosovës dhe Gjermanisë.
Rruga Press