Odesa goditet prej raketave të nisura nga Krimea
Katër raketa kanë goditur të hënën portin jugor të Ukrainës në Odesa, ka njoftuar zëdhënësi i administratës ushtarake të këtij rajoni, Serhiy Bratchuk, raportoi CNN-i.
“Raketat mbërritën nga territori i Krimesë i pushtuar përkohësisht”, ka thënë ai, duke mos dhënë detaje se ku ranë raketat.
Ai ka paralajmëruar se mundësitë janë të mëdha për sulme të vazhdueshme me raketa në rajon, derisa u ka bërë thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm.
Bregdeti ukrainas i Detit të Zi është përballur me rritje të konsiderueshme të sulmeve me raketa nga forcat ruse ditët e fundit.
Forcat ruse kanë aneksuar ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.
Rruga Press