Bota

OBSH tërheq vërejtjen për situatën pandemike në Evropë

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Evropë paraqet “shqetësim të madh” dhe rajoni mund të regjistrojë edhe gjysmë milioni viktima deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëroi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ritmi aktual i transmetimit [të koronaviursit] në 53 vendet e rajonit evropian paraqet shqetësim të madh”, tha kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai tha se rastet e reja po u afrohen niveleve rekord.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

Sipas tij, situata është përkeqësuar nga varianti Delta i koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Evropa lindore, në veçanti, vazhdon të luftojë me rritje të numrit të të infektuarve.

Shkalla e vaksinimit atje mbetet e ulët.

Kluge tha se, nëse trajektorja aktuale vazhdon, deri në shkurt mund të ndodhin “një gjysmë milioni vdekje”.

Rusia, për të tretën ditë me radhë, regjistroi të enjten rekord viktimash nga koronavirusi: 1,195.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Në Ukrainë, Ministria e Shëndetësisë tha se ka regjistruar rekord të rasteve ditore: 27,377.

Në Gjermani, ndërkaq, Instituti për Kontrollin e Sëmundjeve “Robert Koch” tha se ka regjistruar 33,949 raste të reja të të infektuarve – shifër e paparë për Gjermaninë që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *