Lajme

OBSH paralajmëron se varianti Omicron paraqet rrezik global ‘shumë të lartë’

Rreziku global nga varianti i ri Omicron është “shumë i lartë”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi më shumë vende raportuan raste të variantit që ka ngjallur shqetësim në mbarë botën.

Një deklaratë e tillë vjen ndërsa rastet e variantit konfirmohen në mbarë botën dhe një numër në rritje i kombeve po shtrëngojnë kufijtë e tyre pavarësisht lutjeve për kujdes dhe shpërthimeve të shqetësimit nga disa, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

“Vetë shfaqja e Omicron është një tjetër kujtesë se megjithëse shumë prej nesh mund të mendojnë se kemi mbaruar me Covid-19, kjo nuk ka përfunduar”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një sesion special të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Në këshillat me shkrim për shtetet e saj anëtare, agjencia e OKB-së u kërkoi atyre të përshpejtojnë mbulimin e vaksinimit Covid-19 “sa më shpejt të jetë e mundur”, veçanërisht midis grupeve me prioritet të lartë, dhe të rrisin përpjekjet e mbikëqyrjes.

“Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha organi në raportin që shkroi në Twitter. “Nëse ndodh një rritje tjetër e madhe e Covid-19 e nxitur nga Omicron, pasojat mund të jenë të rënda”.

Këshilla e OBSH-së erdhi pasi më shumë vende raportuan raste të variantit të ri, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut javën e kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *