Bota

OBSH: Omicron nuk do të jetë varianti i fundit, koronavirusi vazhdon të “evoluojë”

SHBA- Maria Van Kerkhove, drejtuese e ekipit të OBSH-së për luftën kundër COVID-19, e pyetur në lidhje me Omicron-in, ajo tha se nuk do të jetë varianti i fundit. Mediat e huaja raportojnë se Kerkhove theksoi se varianti Omicron nuk u bë më i ashpër falë vaksinimeve në përgjithësi dhe ftoi edhe një herë të gjithë të bëjnë vaksinat e tyre.

“Për fat të keq, Omicron nuk do të jetë varianti i fundit. Virusi vazhdon të ‘evoluojë’”, tha Kerkhove.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Duke u përballur me variantin më të transmetueshëm të Omicron, Van Kerkhove u kërkoi njerëzve të rrisin masat që po merrnin tashmë për t’u mbrojtur kundër virusit. Kerkhove shtoi se ajo ishte e habitur nga mënyra se si disa njerëz mbanin maska ​​​​për fytyrën. Ajo bëri thirrje që njerëzit të vaksinohen dhe shpjegoi se maska duhet të mbulojë hundën dhe gojën, mbajtja e një maske poshtë mjekrës është e padobishme.

Ndërkohë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri rekord i njerëzve që kapin variantin e ri, i cili po konkurron me shpejtësi variantin e mëparshëm dominues Delta në shumë vende nënkuptonte se spitalet po mbingarkohen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *