Shëndetësi

OBSH: Nënvarianti i Omicron është përhapur në 57 vende

Nënvarianti i Omicron, i cili besohet se është më ngjitës sipas disa studimeve tashmë është përhapur në 57 vende, sipas një njoftimi të Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

Varianti Omicron, i cili po përhapet dhe po ndryshon me shpejtësi, tani është bërë dominant në botë.

Në raportin javor, OBSH thekson se ky variant, i identifikuar në 93% të të gjitha mostrave gjatë muajit të kaluar ka disa nënvariante: BA.1, BA.1.1, BA.2 dhe BA.3. Dy të parat, të identifikuara fillimisht, përmbajnë mbi 96% të gjenomit Omicron.

Lexo më shumë  Shkencëtarët krijojnë lëkurën artificiale që shëron 90% të plagës brenda 4 orësh

Megjithatë, ka një rritje të qartë të numrit të rasteve me BA.2, i cili ka disa mutacione të ndryshme në krahasim me versionin origjinal, veçanërisht në proteinën spike, e cila është vendimtare për kalimin e virusit në qelizat njerëzore.

Disa studime të fundit kanë treguar se BA.2 është edhe më ngjitës se forma origjinale e variantit Omicron.

Maria Van Kerkov, një nga ekspertët më të rëndësishme të OBSH-së për COVID, tha se informacioni mbi nënvariantin është ende i kufizuar, megjithatë disa të dhëna fillestare tregojnë se BA.2 tregon një “rritje të lehtë” të infektivitetit “krahasuar me BA .1”.

Lexo më shumë  Shkencëtarët krijojnë lëkurën artificiale që shëron 90% të plagës brenda 4 orësh

Në përgjithësi mendohet se Omicron shkakton një formë më pak të rëndë të COVID-19 sesa variantet e mëparshme të SARS-CoV-2, dhe Van Kerkov tha se nuk kishte asnjë indikacion deri më tani që BA.2  shkaktonte simptoma më të rënda.

Rruga Press

YouTube player