OBSH: Mos e përdorni më plazmën e gjakut për të trajtuar pacientët me Covid
SHBA – Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të mos përdoret më plazma e gjakut e pacientëve që kanë kaluar COVID-19 për të trajtuar pacientët e infektuar. Sipas OBSH, të dhënat tregojnë se përdorimi i plazmës së gjakut as nuk rrit shanset e mbijetesës dhe as zvogëlon rrezikun për t’u intubuar. Supozimet ishin se antitrupat në plazmën e gjakut të personave që e kanë kaluar COVID, mund të përmbajnë neutralizues për ndalimin e riprodhimit dhe kufizimin e dëmtimit të indeve.
“Disa studime mbi përdorimin e plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar nuk kanë treguar asnjë përfitim të rëndësishëm në trajtimin e njerëzve që janë në gjendje të rëndë për shkak të COVID. Për më tepër kjo metodë është e shtrenjtë dhe kërkon kohë”, tha OBSH.
Rruga Press