Bota

OBSH dërgon mbi 1 milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon më shumë se një milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza për të parandaluar infektimin e fëmijëve pasi virusi u zbulua në mostrat e ujërave të zeza.

“Ndërsa asnjë rast i poliomielitit nuk është regjistruar ende, pa veprime të menjëhershme, është vetëm çështje kohe para se të arrijë te mijëra fëmijë që kanë mbetur të pambrojtur”,  tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai ka treguar se fëmijët nën pesë vjeç ishin më të rrezikuar nga sëmundja virale, dhe veçanërisht foshnjat nën dy vjeç, pasi fushatat normale të vaksinimit janë ndërprerë nga më shumë se nëntë muaj konflikt, raporton Reuters.

Poliomieliti, është një virus shumë infektiv që mund të pushtojë sistemin nervor dhe të shkaktojë paralizë. Rastet e poliomielitit kanë rënë me 99% në mbarë botën që nga viti 1988 falë fushatave masive të vaksinimit dhe përpjekjeve vazhdojnë për ta çrrënjosur atë plotësisht.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ushtria izraelite  ka njoftuar  të dielën se do të fillojë të ofrojë vaksinën e poliomielitit për ushtarët që shërbejnë në Rripin e Gazës pasi mbetjet e virusit u gjetën në mostrat e testimit në enklavë.

Rruga Press

YouTube player