Bota

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

Të dhënat e reja kanë zbuluar se rreth gjysmë milioni jetë mes të moshuarve janë shpëtuar në Evropë për shkak të administrimit të vaksinave kundër COVID-19.

Në një studim të ri të kryer nga studiues nga Zyra Rajonale për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe institutet dhe ministritë kombëtare të shëndetit publik, të dhënat sugjerojnë se vaksinat kundër koronavirusit kanë parandaluar pothuajse 470,000 vdekje të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart në Evropë.

Hetimi, i cili është publikuar në Eurosurveillance, analizoi vdekjet midis dhjetorit 2020 dhe nëntorit 2021, duke identifikuar se vaksinat kundër virusit korona parandaluan pak më shumë se gjysmën (51%) të vdekjeve të pritshme të shkaktuara nga sëmundja gjatë kësaj periudhe, shkruan Healtheuropa, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më shumë  Precedenti i ri i presidencës Trump për kontrollin e rreptë dhe ndëshkues të qeverisë mbi shtypin e lirë

Studiuesit konstatuan se për shkak të zhvillimit të shpejtë, licencimit dhe përhapjes së vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 nga fundi i vitit 2020 e tutje, marrja e vaksinave tek grupet prioritare u rrit në mënyrë që 80% e njerëzve 60 vjeç e lart kishin marrë dy dozat e vaksinës dhe 84% të paktën një dozë.

“Ky ndikim i drejtpërdrejtë ka qenë heterogjen për shkak të shpejtësisë dhe shtrirjes së vaksinimit në grupet e pranueshme. Vendet që kishin administruar herët numra të lartë (përfshirë Francën, Greqinë, Irlandën, Izraelin, Maltën, Norvegjinë, Portugalinë, Spanjën, Anglinë dhe Skocinë) kanë ulur ndjeshëm vdekshmërinë e parashikuar, veçanërisht tek moshat 80 vjeç e lart. Vende të tjera kanë përjetuar ndikim më të kufizuar të vaksinimit deri më sot.”komentuan autorët e studimit.

Lexo më shumë  Arrihet marrëveshja për qeveri në Austri pa të djathtën ekstreme

Nga këto të dhëna, ekipi përcaktoi se 51% e totalit të vdekjeve të vlerësuara u shmangën nëpërmjet vaksinimeve kundër COVID-19, me ndikimet më të rëndësishme në Islandë, ku u shmangën 93% e vdekjeve. Ndikimi më të vogël kishte në Ukrainë, ku u shmangën 6% e vdekjeve të vlerësuara.

Tre vendet që kishin 60% të popullsisë së moshës 60 vjeç e lart të vaksinuar plotësisht – Moldavia, Ukraina dhe Rumania – parandaluan vdekjet gjatë studimit për 20%. Kurse në katër vendet që arritën mbulim shumë të lartë të vaksinimit të plotë, mbi 90% – Izraeli, Malta, Anglia dhe Skocia – përqindja e vdekjeve të shmangura në javën e 45 në 2021 kaloi 65%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *