OBRM-Popullore: Bullgaria u dakordua që BE ta pranojë gjuhën maqedone
“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, forcat që duan të ndalojnë rrugën drejt integrimeve evropiane, padyshim që vazhdimisht riciklohen”, kjo deklaratë vjen nga partia e Ljubço Georgievskit, OBRM-Popullore.
Ata thonë se histeria e fundit edhe një herë e ka kthyer gjuhën maqedonase në vendin e parë, edhe pse është kristal e qartë se për mbarë Bashkimin Evropian dhe mbarë botën, gjuha maqedonase tashmë është e pastër dhe pa problem.
“Është fakt se Republika e Bullgarisë, për të dalë nga mosmarrëveshja, i dha dritën jeshile Bashkimit Evropian që ta pranojë gjuhën maqedonase, me faktin se mbetet në qëndrimet e saj se për të ata mbetet dialekt bullgare. Por ne do të theksojmë përsëri, është e qartë se ajo ka lejuar BE-në të komunikojë me ne në gjuhën maqedonase, që mund të konsiderohet një fitore dhe sukses i madh në mbrojtjen e gjuhës maqedonase si çështje identitare, duke marrë parasysh argumentet dhe dëshmitë që janë në dispozicion”, thonë nga OBRM-Popullore.
Deklarata e kësaj partie vjen pas reagimeve të opozitës maqedonase që deklaruan se gjuha maqedonase nuk njihet nga BE dhe për bazë merrnin deklaratat e ministres së jashtme bullgare, Teodora Gençovska e cila deklaroi se gjuha maqedone është dialekt i gjuhës bullgare dhe se për këtë çështje Bullgaria tashmë e ka të definuar qëndrimin.