BotaKryesore

O’Brien mesazh nga Shkupi: Kush pengon integrimin e 1 shteti tjetër, do ketë pasoja

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, mori pjeë këtë të hënë në takimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në kryeyqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, O’Brien e vendosi theksin tek integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në tryezën me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE dhe SHBA, O’Brien tha se asnjë vend nuk ka të drejtë të bllokojë një tjetër në avancimin e rrugëtimit drejt BE, pasi nëse e bën këtë do të përballet me pasoja.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Zyrtari i lartë i DASH apeloi dhe për një integrim ekonomik të rajonit, drejt një tregu të përbashkët, ku të lejohet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

“Ne mund t’i bëjmë gjërat me mirë. Ne i mbështesim aspiratat dhe këtë e kemi diskutuar. Asnjëherë nuk keni qenë më afër. Kjo është një çështje shprese sepse dallon nga ofertat e tjera. Çdo shtet duhet të bëjë punën praktike dhe qytetarët duhet të ndjejë leverditë. Këtu flasim për liritë që t’i lejojnë njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. SHBA e mbështet idenë”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi dhe fokusin dhe mbështetjen e SHBA-ve për rajonin.

“Ne kemi dhënë një ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar, por jemi të fokusuar që vendin ta përfshijmë në tregun duke specifikuar nisma që janë të rëndësishme për biznese të qytetarëve në rajon.

Pra çdo individ kursen rreth 5 % çdoherë kur dhe transferon para në dhe jashtë rajonit dhe këtë njerëzit do ta ndjejnë. Duhet të zhvillojmë edhe mekanizma për zbatim, pasi shumë nga këto procese apo takime të tilla për njerëzit, tingëllojnë në një mënyrë abstrakte”, tha O’Brien.

YouTube player