Bota

Objektet fetare në Kiev, rrezikohen nga bombardimet

Kievi, i përgatitur për një sulm potencialisht katastrofik rus, është zemra shpirtërore e Ukrainës, raporton AP.

Në mes të zonave në rrezik në kryeqytetin e Ukrainës janë faltoret më të shenjta ortodokse në vend, që datojnë prej para afër 1,000 vjetësh.

Zonat, së bashku me faltoret e tjera të rëndësishme në Kiev, janë të rëndësishme për ortodoksët ukrainas dhe ortodoksët rusë. Ato gjithashtu qëndrojnë si simbole të fuqishme në grindjen nëse dy grupet janë pjesë e një populli të vetëm – siç ka pohuar presidenti rus Vladimir Putin – apo janë kombe sllave të dallueshme, por të lidhura.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ato përfshijnë Katedralen e Shën Sofisë me kupolë të artë dhe Lavra Kiev-Pechersk, një kompleks i gjerë nëntokësor dhe mbitokësor i njohur gjithashtu si Manastiri i Shpellave. Të tjerat përfshijnë Manastirin me Kupolë të Artë të Shën Mikaelit me shumë kulla dhe Kishën e Shën Andreas.

Të martën, zyrtarë ukrainas thanë se forcat ruse kishin dëmtuar një monument tjetër – memorialin kryesor të Holokaustit në Ukrainë, Babi Yar – duke nxitur kritika ndërkombëtare ndaj Rusisë.

“Çfarë do të jetë në rend nëse edhe Babi Yari është goditur”, pyeti presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Nuk ka ndonjë indikacion se rusët qëllimisht targetuan Babi Yarin. Nuk ka as konfirmim se rusët planifikojnë të vënë në shënjestër zonat tjera të shenjta në Kiev. Por, ndërtesa civile tashmë janë goditur në qytetet e tjera dhe zonat e shenjta në Kiev janë të ndërtuara në lokacione të larta e që i bën ato veçanërisht të prekshme.

Vlera simbolike e këtyre vendeve të shenjta në Kiev është e fuqishme edhe për njerëzit që nuk i përkasin të njëjtit besim fetar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *