KryesoreOpinion/Aktualitet

O Lirim Mehmetaj: Liria për të qenë idiot nuk do të thotë e drejtë për ta mashtruar popullin

Shkruan Lirim Gashi

Lirim Mehmetaj, ti nuk je gjë tjetër veçse një analist i keq. Ti je prova e gjallë se propaganda mund të ngjajë me mendimin kritik – nëse vishet me kostumin e gazetarisë së përçudnuar.

Në një shtet ku çdokush ka të drejtë ta shprehë çdo marrëzi që i vjen në mendje, ti ke zgjedhur të abuzosh me këtë liri për ta helmuar opinionin publik me insinuata, intriga, gjysmë të vërteta dhe mashtrime qesharake.

Obsesioni yt është aq i dukshëm saqë edhe nga avioni dallohet qëllimi yt i pandershëm për ta diskredituae Qeverinë e Kurtit, sepse je i frymëzuar, i motivuar dhe i financuar nga mentori yt Baton Haxhiu – i cili sa herë që shkon në tualet, të nxjerr nga barku i tij i trashë në një formë akoma më të përçudnuar.

Ta reduktosh krizën ekonomike globale në një fushatë personale kundër Albin Kurtit është njësoj si të thuash që ndryshimet klimatike po ndodhin sepse Kryeministri bleu qebapa në Gjakovë.

Faktet janë kokëforta :

Inflacioni nuk është shpikje e Qeverisë Kurti. Ai është pasojë e pandemisë globale, luftës në Ukrainë dhe spekulimeve në tregjet ndërkombëtare.

Po të ishe analist i vërtetë, do ta dije se në vitin 2022 inflacioni në Gjermani arriti në 8.8%, në Slloveni 10.3%, e në Maqedoninë e Veriut 14.2%. Kosova kishte inflacionin më të ulët se sa të gjitha këto vende, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe të Agjencisë së Statistikave.

Ekonomia e Kosovës varet në masë të madhe nga importi – trashëgimi kjo e qeverive të mëhershme, të cilat ti i ledhaton në “analizat” e tua qesharake, njësoj siç Hashim Thaçi e ledhatonte Aleksandër Vuçiqin – me nderimet më të larta shtetërore.

Pse nuk e përmend faktin e padiskutueshëm se industria vendore është shkatërruar shumë përpara se Kurti të vinte në pushtet?

E vetmja “fajësi” që mund t’ia ngarkosh Kurtit në këto rrethanë groteske globale është ndershmëria e tij ndaj qytetarëve dhe qëndrimi i tij i pathyeshëm për të mos e shitur shtetin për pazare politike.

Lexo më shumë  Politikani serb Dragan Shormaz: “NIS”-i për Rusinë është instrument destabilizimi në Evropë dhe platformë inteligjence

Por ky qëndrim i tij logjik, patriotik, parimor, legjitim dhe i guximshëm – për një propagandist si ti, i frymëzuar nga Baton Haxhiu – është mëkat i pafalshëm.

I gjithë pisllëku yt retorik, Lirim, mbështetet në një ndjenjë urrejtjeje patologjike. Jo ndaj një ideje politike – por ndaj një njeriu që pati guximin t’ua shkilte gishtat e këmbëve me derë, kriminelëve dhe tradhtarëve nga të cilët e trashëgoi pushtetin.

Prandaj ti nuk analizon – ti shpik.

Ti nuk mendon – ti sajon.

Ti nuk pyet – ti akuzon.

Dhe më e keqja – ti je një injorant që refuzon të mësojë.

Dhe, për fat të keq, për këtë farsë të turpshme gjen hapësirë në media që drejtohen nga njëfarë Ermail Panduri – një regjisor i vogël me shpirt edhe më të vogël, i cili ka vendosur të bëjë “art” nga rrënimi intelektual i “analistëve” që paguhen për ta fajësuar Kurtin për gjithçka – madje edhe kur i thyejnë filxhanat në shtëpi.

Në kohë krize globale, ti, Lirim, ke zgjedhur t’i dhurosh qytetarit një armik të rremë: Kryeministrin e tij.

Por populli nuk është më aq naiv. Ai e dallon njeriun që lufton për sovranitet dhe dinjitet – nga një “analist” që përpiqet të bëhet i famshëm duke krijuar kaos nga e vërteta.

Në fund të ditës, çdo gënjeshtër ka afat skadence. Dhe kur të vijë ai moment, lexuesit nuk do t’i kujtojnë “analizat” e tua, por vetëm mënyrën qesharake se si përpiqeshe t’u shisje mend – pa i pasur kurrë.

Me gjithnjë e më shumë shqetësim, po i shoh përpjekjet e tua të dëshpëruara për ta rrëzuar logjikën nga froni dhe për ta ngritur propagandën e vjetër në fronin e arsyes.

Shikoj se si në çdo paraqitje publike arrin të gërryesh të vërtetën me kazmën e trillimeve, duke ia faturuar Kurtit edhe mungesën e shiut në korrik.

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

Po të besoja ty, do dilte që Qeveria Kurti është fajtore për inflacionin global, për luftën në Ukrainë, për krizën energjetike, për pandeminë, për shtrenjtimin e vajit të ullirit dhe, në episodin tënd të radhës, ndoshta edhe për zhdukjen e dinosaurëve.

E vërteta është kjo, zoti Mehmetaj:

Albin Kurti e mori pushtetin në kohën më të vështirë që nga viti 1945. Në një botë të përfshirë nga krizat ekonomike, nga një sistem shëndetësor global në rrënim e sipër, nga një Serbi që i financon bandat në veri dhe nga një opozitë që, në vend se të ndihmojë, flet me gjuhën e Vuçiqit – e herë pas here edhe me intonacionin e Daçiqit.

Po ti ku ishe kur qeveritë që i glorifikon si të arta e zhytën vendin në korrupsion dhe e vranë shpresën?

Ku ishe kur pasuritë publike shiteshin për provizione të pista?

Ku ishe kur ministrat e partive që sot të japin direktiva propagandistike nuk përfundonin në burg edhe pse kishin aktakuza më të trasha se tekstet shkollore ?

Po ti ku ishe kur gazetarët që e thonin të vërtetën vriteshin nga bandat e pushtetit, si qen të terbuar.

Zoti Mehmetaj, është koha ta kuptosh: propaganda e vjetër nuk pi më ujë.

Populli nuk është më aq naiv sa të harrojë se kush e çoi vendin buzë greminës – dhe kush po përpiqet ta mbajë në këmbë në kohën kur shumëkush do të donte ta shihte Kosovën në gjunjë, vetëm që vetë të kthehet në pushtet.

Nëse ke ndonjë fakt të vërtetë – jo montazh, jo fantazi, jo fyerje të mbështjella me celofan analitik – thuaje.

Por nëse vazhdon të gënjesh e të manipulosh, dije se je veç një megafon që kumbon në boshllëkun e një epoke që nuk kthehet më.

YouTube player