Bota

NYT analizon videon që Izraeli po përdor si provë se nuk e bombarduan spitalin në Gazë

E përditshmja amerikane The New York Times, ka bërë një analizë të pavarur të video që zyrtarët izraelitë dhe amerikanë po e përdorin si provë se raketa që goditi spitalin në Gaza më 10 tetor, ku si pasojë humbën jetën 500 persona, nuk ishte shkrepur nga ushtarët izraelitë.

Në video shihet raketa duke fluturuar në qiellin e errësuar mbi Gazë dhe shpërthen në ajër. Disa sekonda më pas, në tokë shihet edhe një shpërthim tjetër.

Pamjet u bënë prova të cituara gjerësisht pasi zyrtarët izraelitë dhe amerikanë paraqitën prova se një raketë palestineze nuk funksionoi në qiell, ra në tokë dhe shkaktoi një shpërthim vdekjeprurës në spitalin Arab Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Por një analizë e detajuar vizuale e The New York Times ka ardhur në përfundim se video-materiali i filmuar nga kamera e televizionit Al Jazeera në natën e 10 tetorit, tregon krejt diçka tjetër.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Raketa që shihet në video me gjasë nuk është ajo që e shkaktoi shpërthimin në spital. Ajo në fakt shpërtheu në qiell afërsisht dy milje larg, shkruan The Times dhe është një aspekt i palidhur i luftimeve që u zhvilluan atë natë përtej kufirit midis Izraelit dhe Gazës.

Videoja sugjeron gjithashtu se një bombardim izraelit po ndodhte dhe se dy shpërthime mund të shiheshin pranë spitalit brenda dy minutave nga goditja. Maj Nir Dinar, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha për The Times se forcat ushtarake nuk po sulmonin “brenda rrezes që kërcënon spitalin”, por nuk pranoi të thoshte se sa larg ishte sulmi më i afërt.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Një javë pas tragjedisë në spital, ka shumë dilema. Agjencitë perëndimore të inteligjencës besojnë se numri i të vdekurve, i vlerësuar fillimisht nga Hamasi në 500 dhe më vonë i reduktuar në 471, është shumë më i ulët – por asnjë numër nuk është konfirmuar.

Vetë spitali nuk u prek drejtpërdrejt; çfarëdo që e shkaktoi shpërthimin në fakt goditi oborrin e spitalit, ku njerëzit ishin mbledhur për siguri.

Gjetja e Times nuk jep përgjigje se çfarë e shkaktoi në të vërtetë shpërthimin në spitalin Arab Al-Ahli, apo kush është përgjegjës.

Rruga Press

YouTube player