Lajme

‘Nxirrni listën e spiunëve’, Kuvendi kërkesë Autoritetit për administratën

Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike listën me emrat e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit të cilët punojnë në administratën publike.

Kërkesa e Kuvendit i është bërë Autoritetit në rekomandimet e përvitshme që jepen në raportin vjetor që miratohet në Parlament.

Kjo kërkesë e Kuvendit është bërë pak javë para se në vend të shpërthente diskutimi dhe debati që përfshiu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Debati nisi pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve që i kërkoi Kuvendit të ndryshonte ligjin për dosjet, pasi dyshonte se politikane që kanë marrë certifikatat e sigurisë kanë dosje në Sigurimin e Shtetit, duke aluduar për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *