Bota

Numri i të vdekurve nga COVID-19 nëpër botë ka kaluar shifrën 5 milionë

Numri i të vdekurve nëpër botë si pasojë e COVID-19 ka kaluar shifrën 5 milionë të hënën, më pak se dy vjet që kur janë shfaqur rastet e para me koronavirus, shkruan agjencia AP. Kjo krizë nuk ka rrënuar vetëm shtetet e varfëra, por u ka dhënë goditje të rëndë edhe shteteve të pasura me sistem të avancuar të shëndetësisë.

Së bashku me SHBA-në, Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Brazilin – gjitha shtetet e pasura për nga të hyrat apo të klasit të mesëm të lartë – përbëjnë një të tetën e popullatës botërore, por gati gjysma e rasteve të vdekjeve nga COVID-19 janë regjistruar në to. Vetëm në SHBA janë regjistruar mbi 740 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19, më tepër se në çdo shtet tjetër.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Është një moment definues në jetën tonë. Çfarë duhet të bëjmë të mbrojmë veten në mënyrë që të mos shkojmë te 5 milionë tjerë?” – ka thënë Albert Ko, specialist i sëmundjeve infektive në Shkollën e Yalet për Shëndet Publik.

Shifra e të vdekurve, sipas Universitetit John Hopkins, është e barabartë me popullatat e Los Angelesit dhe San Franciscos së bashku. Rivalizon shifrat e personave të vrarë në luftëra mes shteteve që nga viti 1950, sipas të dhënave të Institutit të Oslos për Hulumtime Paqeje. Globalisht, COVID-19 tash është i treti për nga shkaktarët e vdekjes, pas sulmit në zemër dhe sulmit në tru.

Shifrat me shumë gjasë janë edhe më të larta, për shkak të testimeve të limituara dhe numrit të personave që kanë vdekur në shtëpi pa pasur kontroll mjekësor, veçanërisht në pjesët e varfëra të botës, përfshirë në Indi.

Vatrat janë zhvendosur nëpër botë gjatë 22 muajve që nga fillimi i pandemisë, duke u paraqitur nëpër vende të ndryshme. Tash vatra janë vendet si Rusia, Ukraina dhe pjesët tjera të Evropës Lindore, veçanërisht ku spekulimet, keqinformatat dhe mosbesimi në qeveri kanë goditur fushatën e vaksinimit. Në Ukrainë, vetëm 17 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht, në Armeni vetëm 7 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *