Kuriozitete

Numri i automjeteve të regjistruara në Kinë do të kalojë mbi 300 milionë, deri në fund të 2021

Parashikohet se numri i automjeteve të regjistruara në Kinë do të kalojë mbi 300 milionë deri në fund të vitit.

Në fjalimin e tij në Kongresin Botëror të Prodhimit të mbajtur në Hifey, kryeqyteti i provincës Anhui, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve në Kinë (CAAM).

Xi Jinhua tha se numri i automjeteve të regjistruara arriti në 297 milionë në fund të shtatorit.

Sipas tij, tregu i automjeteve pritet të rritet mesatarisht me 4 për qind çdo vit në periudhën 2021-2025.

Xi tha se ata presin që numri i automjeteve të regjistruara të kalojë 300 milionë deri në fund të 2021, transmeton Anadolu Agency.

Ndërkohë bëhet e ditur se shitjet e automjeteve elektrike në Kinë po rriten më shpejt se automjetet me benzinë dhe naftë.

Sipas statistikave, në periudhën janar-tetor, prodhimi dhe shitjet totale të automjeteve elektrike janë rritur me 1.8 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rrugapress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *