KryesoreLajme

Numërohen votat për kandidatë në mbi 73% të vendvotimeve

Komisioni Qendror i Kosovës (KQZ) ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga qendrat komunale të numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533. 

Lexo më shumë  Shkodër, 220 biznese falimentuan në 2024, Kreu i BSPSH, Tuka: shpopullimi faktor

Sipas KQZ-së procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 19 qendrat komunale të numërimit, në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.  

KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 qendra komunale të numërimit. 

YouTube player