KryesoreLajme

Numërohen votat në mbi 44% të vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, VV-ja prin me 81.89%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatet nga numërimi i 44.19 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike. 

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave. 

Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)e cila ka marrë 7.21 për qind të votave dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)që ka marrë 5.75 për qind.

Lexo më shumë  Shqipëria e treta në renditje për emigracionin. 37 mijë shqiptarë emigruan drejt SHBA-së në 9 vite! Në 2023 të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.54 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 1.07 për qind.

Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka filluar të mërkurën pasdite. 

Sipas KQZ-së, përfundimi i numërimit të mbi 15 mijë votave i paraprin procesit të numërimit të votave që janë dërguar me postë.

Rruga Press

YouTube player