Nulland : “Rusia e ka krijuar këtë krizë nga asgjëja
Këshilli NATO-Rusi është mbledhur dje për herë të parë që nga viti 2019.
Në këtë fazë, dialogu konsiderohet shumë i rëndësishëm për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë nga agresioni rus.
Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto veprime, që mund të çojnë në një përshkallëzim të sitautës.
Në lidhje takimin, ka reaguar edhe e Misioni i SHBA-së në NATO, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrejtin social “Facebook”.
Përmes këtij postimi, ata kanë cekur rëndësinë e mbledhjes së Këshillit dhe kanë rikonfirmuar përkushtimin e NATO-s ndaj dialogut dhe ndaj parandalimit të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në Ukrainë.
“Këshilli NATO-Rusi u mblodh dje për herë të parë që nga viti 2019. Ky format është një platformë e rëndësishme për dialogun, veçanërisht kur tensionet janë të larta si rezultat i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Gjatë bisedimeve me homologët rusë, aleatët e NATO-s nënvizuan se NATO mbetet e përkushtuar ndaj qasjes sonë të dyfishtë të dialogut dhe parandalimit. Ne do të mbajmë mbrojtjen tonë të fortë, duke qëndruar të bashkuar për të penguar agresionin e mëtejshëm, duke mbetur të hapur ndaj dialogut dhe diplomacisë kuptimplotë.” thuhet në postimin e Misionit të SHBA-së në NATO.
Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland ka thënë së “Rusia e ka krijuar këtë krizë nga asgjëja dhe do të duhet t’i justifikojë popullit të saj pse po nxit një konflikt potencialisht shumë të përgjakshëm dhe të kushtueshëm për Rusinë, në vend që të fokusohet në shëndetin e qytetarëve të saj dhe mbi sfidat e rëndësishme të Rusisë për një ndërtim më të mirë.”
Rruga Press