Lajme

Nuk pranojnë rritjen e çmimeve! Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë në orën 17:00

Sot, në orën 17:00 qytetarët shqiptarë do të protestojnë përpara godinës së Krymeinistrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit. Disa ditë pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjitike, qytetarët janë të vendosur që të dalin të kërkojnë llogari për të parandaluar rritjen e çmimeve.

“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në posterin e përgatitur për këtë protest.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ia ka faturuar organizimin e kësaj proteste Partisë Demokratike. Përmes një mesazhi zyrtar të ndarë në faqen e tyre të ‘web’, ata këshillojnë qytetarët shqiptarë që të mos jenë të pranishëm në tubimin që do të zhvillohet përballë kryeministrisë në orën 17:00. Nuk dihet se nga cili burim e ka marrë ambasada këtë informacion mirëpo thirrja është shpërndarë nga qytetarët dy ditë më parë në rrjetet sociale si ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë në para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Ç’ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet em ëvonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.

Lexo më shumë  FOTO/ Merr flakë stadiumi i Korçës, zjarr në tribunë

Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *