Lajme

Nuk ndiqen rregullat, të gjithë studentët futen në auditore në Korçë

Në ditën e dytë të vitit akademik Studentët në Korçë kanë vijuar normalisht mësimin, këtu përfshirë dhe studentët që nuk janë vaksinuar.

Një ditë pasi përfaqësues të Universitetit deklaruan se nuk do të pengojnë studentët për të ndjekur mësimin në auditorë, këta të fundit i janë drejtuar fakulteteve pas gati 2 vitesh mësim online.

Lexo më shumë  Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Evropë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

Përqindja e studentëve të vaksinuar në Korçë është në nivelet minimale dhe shumë nga studentët janë ende të vendosur për të mos bërë vaksinën.

‘Top Channel’ raporton se nga 3500 studentë që ndjekin programet e studimit në Universitetin e Korçës paraprakisht mësohet se janë vaksinuar rreth 400 prej tyre ndërsa 2 qendra qëndrojnë të hapura në 2 ambiente brenda universitetit për të bërë vaksinimin e të interesuarve.

Lexo më shumë  ‘Arrestimi i Ballukut’/ Ambasada Britanike: Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *