Lajme

Nuk ndalon Donald Trump, vazhdon të flasë për ndalim të luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një fjalimi ku renditi ato që i quajti “suksese” të tij në përfundimin e luftërave në botë, sërish ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.

Duke folur për konfliktin e gjatë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi territorin e Nagorno-Karabakut, Trumpi tha se kishte sjellë paqe duke ftuar liderët e të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë dhe duke i bërë të nënshkruajnë një marrëveshje angazhimi.

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie

Megjithatë, gjatë deklaratës së tij ai e quajti Armeninë “Shqipëri” dhe Azerbajxhanin “Aberbaixhan”, raporton news.sky.

Kjo është hera e tretë në javët e fundit që Trumpi ngatërron emrin e një shteti gjatë fjalimeve të tij publike.

Armenia dhe Azerbajxhani ishin të përfshira në konflikt për Nagorno-Karabakun për gati katër dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit ishin të dy.

Lexo më shumë  Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

Në vitin 2020, pas dekadash përleshjesh të ndërprera, Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak që u shndërrua në Luftën e Dytë të Karabakut.

Dhe përfundimisht në vitin 2023, Azerbajxhani rimori kontrollin e plotë të territorit, duke shkaktuar largimin masiv të armenëve nga rajoni.

Rruga Press

YouTube player