Lajme

Nuk ndalet toka në Bosnjë, regjistrohen më shumë se 30 tërmete të tjera

Prej mbrëmjes së djeshme qytetarët në Bosnjë Hercegovinë nuk po gjejnë qetësi nga lëkundjet e herëpashershme të tërmetit që pasuan pas goditjes prej 5.8 ballësh të shkallës rihter.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe nga Instituti Hidrometeorologjik Republikan janë regjistruar edhe 30 lëkundje të tjera pasuese ku më i fuqishme ka qenë në orën 4:20 të mëngjesit të së shtunës, me një forcë prej 4.4 ballë i shkallës rihter.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.

Ndërkohë deri më tani nga tërmeti ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë lënduardisa të tjerë.

Ky termet i rënë në Bosnjë është ndjerë në disa vende të Rajonit si në Shqipëri, Malin e ZI, Maqedoni madje edhe në Trieste të Italisë. Në rrjetet sociale njerëzit deklarojnë se kanë ndjerë lëkundjen e tokës në veri të Italisë pikërisht në momentin kur ndodhi tërmeti në BeH.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *