KryesoreLajme

Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin 6.2 për qind në prill

Rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndaluar, duke kapur rekorde të reja për çdo muaj. 

Sipas të dhënave të publikuara sot nga instituti i statistikave INSTAT, indeksi i rritjes së çmimeve arriti në 6.2 për qind në muajin prill, në krahasim me 1.9 për qind që ishte në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve në muajin prill është rritja më e fortë e çmimeve e regjistruar në vend që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6 për qind.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin prill 2022, krahasuar me mars 2022 është 0.7 për qind.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Inflacioni është pothuajse dy herë më i lartë se objektivi prej 3 për qind i Bankës së Shqipërisë, që konsiderohet dhe niveli ku rritja e çmimeve është e shëndetshme.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin e katërt të vitit është nxitur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 3.56 pikë përqindje, i ndjekur nga transporti me 1.23 pikë përqindje, ndikuar nga çmimet e karburanteve që qëndruan në nivele rekord përgjatë gjithë muajit.

Por nëse rritja deri në fillim të vitit kishte ardhur kryesisht nga mallrat e importit dhe kostot e shtuara të bizneseve për transportin dhe energjinë, dy muajt e fundit tregojnë për rritje çmimesh për kategori si argëtimi dhe kultura, veshjet, etj.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

Të dhënat paraprake nga Eurozona tregojnë se me stabilizimin e çmimit të energjisë elektrike, inflacioni mund të ketë prekur kulmin e tij. Por në vendin tonë do të pritet edhe periudha e verës, kur hotelet dhe restorantet kanë njoftuar rritje të mëtejshme çmimesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *