Lajme

Nuk ndalen protestat/ Sindikata e taksistëve del përpara kryeministrisë: Jemi në prag falimenti

Kjo e premte ka nisur me një sërë protestash që kanë përfshirë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore. Sindikata e taksistëve ka dalë për të protestuar para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Ata kërkojnë që të ulet çmimi i naftës, të hiqet taksa e akcizës dhe TVSH për këtë kategori si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim.

“Kjo është një protestë paqësore, dhe kërkojmë të drejtat tona që nga viti 2009. Bashkia ka ca oligarkë me ca kompani fantazma. Prej pardje deri më sot taksisë i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksistët janë në zgripin e fundit. Paguajmë shumë taksa. Taksisti nuk faturon çmimin kemi taksimetër, zbatojnë taksimetër dhe janë totalisht të djegur. Përveç trafikut na u shtua edhe nafta. Shkresat që kemi çuar, kanë mbetur në vesh të shurdhër. Do të protestojmë në të gjithë vendin.  Populli s’ka bukë të hajë këto na tregojnë ne makinat elektronike. Ku i kemi ato lekë ne?! Ky po na detyron ne që të mbyllim taksitë tona, dhe të punojmë për ato. Nuk do të zvarritemi dhe të presim lëmoshë. Keni dëgjuar ndonjëherë kryetarin e bashkisë të flas për ne. Ku i gjeti flotat ai? 1 mln euro për të blerë makinat e tyre. Ku i gjetën këto lekët ato” shprehet kreu i sindikatës, Bilbil Cara.

Rruga Press

Lexo më shumë  Osmani takon deputetin Klein, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *