BallinaLajme

“Nuk mund të shkarkohet një mjek se shau mretin…” bluzat e bardha në protestë në mbrojtje të Ilir Allkjas

Sindikata e mjekëve ka dalë ditën e sotme në protestë përpara ambienteve të QSUT kundër shkarkimit të Ilir Allkjas nga detyra.

Mjekët e konsiderojnë si të padrejtë këtë vendim, ndërkohë që kanë kërcënuar edhe se protestat mund të përshkallëzojnë.

Mjeku shikohet dhe dënohet nga kodi penal vetëm kur me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton vdekjen e personit. Ne sot shkarkojmë një mjek kjo është e papranueshme. Nesër këtë lloj ritmi mund ta ketë kushdo në rrugën e vet, por nuk mendoj se është e drejtë. Nuk mund të dënohet një mjek përse ka sharë mretin. Kjo është një mendësi e 90 viteve përpara”, ka thënë kreu i sindikatës doktor Gentian Stroni.

Lexo më shumë  Bislimi e Lutfiu flasin për situatën e shqiptarëve në Luginë

Ilir Allkja është shkarkuar nga drejtori i QSUT Enkelejd nën arsyetimin se ka thyer etikën. Mjeku Allkja ka denoncuar shkeljet e menaxhimit të situatës të pandemisë në vend.

Rruga Press

YouTube player