“Nuk mjaftojnë për të frenuar Covid-19″/ Merkel paralajmëron masa shtesë kufizuese në Gjermani: Situata po bëhet serioze
Ditën e sotme, liderët gjermanë, kanë thënë se në vend duhet të merren masa të reja kufizuese për parandalimin e Covid-19. Sipas mediave të huaja, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se masat që vendosën disa kohë më parë nuk po frenojnë përhapjen e sëmundjen vdekjeprurëse.
“Situata po bëhet shumë serioze, këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të kaluar dimrin”, – ka thënë ajo.
Ndërkohë, mendimin e saj e ka mbështetur edhe Markus Soeder, kryetar i Bavarisë, landit që ka numrin më të madh të viktimave me koronavius, i cili është shprehur se disa liderë kombëtarë dhe rajonalë do të pajtohen për masa më të ashpra para Krishtlindjeve.
Pas disa dikutimeve që janë bërë është vendosur që deri më datë më 10 janar, masat kufizuese të mos rishikohen.
Gjermania është një nga vendet më të prekura nga pandemia, ku prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 19,288 persona dhe janë infektua 1,193,406 të tjerë.