KryesoreLajme

“Nuk kursyen askënd”, Ramadan Nishori rrëfen tmerrin që përjetoi nga forcat serbe

Sonte në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova, Ramadan Nishorit ka folur sërish mbi abuzimin seksual nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai tregoi që nga fillimi se si filluan t’i ndajnë burra nga gratë dhe u shpreh se nuk kanë kursyer askënd.

“Filluan të na ndajnë burrat nga gratë, djemtë e ri, pleqtë, nuk kanë kursyer, krejt meshkujt që kemi qenë. Prej moshës 10-vjeçare, 12-vjeçare krejt i kanë marrë, na kanë dërgu në stacion”.

Lexo më shumë  Prokuroria e Durrësit fillon hetimet nëse përmbytja ka shkaqe vetëm natyrore apo edhe mospërmbushje detyre nga organet shtetërore dhe lokale

“Ndarje shumë e dhimbshme, dëgjoheshin vetëm bërtima të grave e të fëmijëve, që u kapeshin prindërve të vet, vëllezërve të vet që mos i merr, ka qenë tmerr”, është shprehur ai.

Ai tha se për të kjo gjë ka qenë aq e rëndë sa shpesh është lutur që të jetë i vdekur.

“Shumë është e rëndë, unë për vete iu kam lutur Zotit më mirë të jem i vdekur. 100 herë”, është shprehur tutje Nishori.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Rruga Press

YouTube player