Sport

Nuk kishte bileta për ndeshjen që zhvillohet në Tiranë, Roma vendos në shitje 50 mijë bileta për ta ndjekur ndeshjen në Olimpico

Finalja e Ligës së Konferencës zhvillohet në Tiranë mes Romës dhe Feyenoordit më 25 maj, por 50 mijë tifozë gjithashtu do të dynden në Stadio Olimpico për të parë ndeshjen në një ekran gjigant.

Finalja do të vendoset në Shqipëri mbrëmjen e së mërkurës, ose në fund të 90 minutave, ose nëse nevojiten shtesa dhe penalltitë.

Vetëm një numër shumë i kufizuar biletash u vunë në dispozicion si për tifozët e Romës ashtu edhe për Feyenoord, por shumica e tyre janë rezervuar nga shqiptarët.

Kjo irritoi dy klubet, ndërsa Giallorossët organizuan një ngjarje të veçantë brenda Stadio Olimpico për ata që nuk do të mund të udhëtojnë.

Janë 50,000 bileta në shitje për t’u parë finalja në ekranet e mëdha në stadium dhe deri më tani mbi 40,000 tashmë janë shitur , ndërsa pjesa tjetër pritet të dalë shpejt.

Roma mund të fitojë trofeun e parë që nga viti 2008 dhe trofeun e parë evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *