Nuk ikën se do ushqenin kafshët. Gjenden të vrarë 2 punonjës të kopshtit zoologjik në Kharkiv
Dy punonjës të një zoologjik në Kharkiv, janë gjetur të vrarë nga ushtarët rusë. Ata kishin qëndruar në qytet për t’u kujdesur për kafshët. Sipas CNN-it, punonjësit ishin qëlluar dhe vrarë nga ushtarët rusë dhe u gjetën të mbyllur në një dhomë. Disa kafshë u evakuuan gjatë bombardimeve, tha kopshti zoologjik, duke përfshirë luanë, jaguar, dhelpra dhe hiena.
Por dy nga punonjësit qëndruan për të ushqyer kafshët e mbetura. Kur pjesa tjetër e stafit u kthye më 7 mars, punonjësit nuk ndodheshin aty, sipas deklaratës së kopshtit zoologjik.
Kharkivi, i cili shtrihet në verilindje të Ukrainës, është përballur me bombardime dhe sulme intensive që nga fillimi i pushtimit rus.
Rruga Press