Nuk e njeh si shtet, por Greqia është eksportuesi më i madh i naftës për në Kosovë
Për nëntë muajt janar-nëntor, Kosova importoi mbi 600 milionë litra karburante me një rënie prej -5.2 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga ky import i sivjetëm, 90 për qind ishte naftë, ndërsa 10 për qind benzinë. Furnizuesi kryesor mbetet Greqia. Çmimet për një litër karburant në Kosovë sillen në mes 0.88 cent deri në 1.00 euro ku konsiderohen si më të lirat në regjion përveç Maqedonisë së Veriut. Tutje, në buxhet, pandemia duke se ndikoi në rënien e të hyrave nga taksat në karburante për më shumë se 38 milionë euro.
Sivjet, në Kosovë u importuan mbi 60.8 milionë litra benzinë me vlerë doganore mbi 17.2 milionë euro dhe nga ky import i benzinës u grumbulluan rreth 30.3 milionë euro taksa ku 76 për qind e këtyre taksave u volën nga akciza ndërsa 24 për qind nga Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSh).
Përgjatë tre viteve të fundit, për nga sasia, mesatarisht u importuan 68.4 milionë litra/vit, ku sasia më e madhe e evidentuar ishte në vitin 2018 me mbi 72.2 milionë litra ndërsa ajo më e vogël ishte sivjet me 60.8 milionë litra.
Për tri vjet, importi i përgjithshëm i benzinës ishte më shumë se 205.1 milionë litra.
Për t`u rikthyer në këtë vit, më shumë se gjysma e importit të benzinës, sivjet u importua nga shteti i Greqisë apo 52 për qind, pastaj nga Rumania me 16 për qind më pas renditen shtetet tjera me përqindje më të vogël se 10 për qind.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2019, primatin e liderit për t’i shitur benzinë Kosovës e mbajti Greqia me një përqindje lehtësisë më të vogël apo 49 për qind, pastaj nga Maqedonia dhe Kroacia morën pjesë me një përqindje prej 17 për qind.
Por dy vite më parë, vitin 2018, liderin e eksportuesit të benzinës për në Kosovës e kishte Serbia ku rreth 65 për qind e importit vinte kryesisht nga ky vend duke e lënë kështu Greqinë në vendin e dytë me 16 për qind pjesëmarrje.
Mbi 1.63 miliardë litra naftë import për tri vjet në Kosovë
Importi i naftës ishte shumë herë më i madh se ai i benzinës. Në njëmbëdhjetë muajt e sivjetëm u importuan rreth 540.7 milionë litra naftë me vlerë doganore rreth 157.7 milionë euro. Të hyrat në arkën e shtetit nga importi i naftës kishin vlerën e mbi 245.1 milionë eurove ku akciza kontribuonte me 75 për qind ndërsa TVSh me 25 për qind.
Në importin e naftës, sipas të dhënave të siguruara nga Dogana e Kosovës, Greqia ishte furnizuesi kryesor për Kosovës, me një përqindje prej 35 për qind ndërsa Federata Ruse, Turqia e Italia bëjnë marrin pjesë me 12 për qind. Kosova importoi naftë edhe nga vendet tjera me një përqindje të shumë më të ulët.
Greqia dominoi në raporte me shtete tjera për t’i shitur naftë Kosovës. Në importin e përgjithshëm të naftës në Kosovë, Greqi merrte me 18 për qind ndërsa ka shënuar trend rritës në vitin 2019 me 31 për qind dhe sivjet arriti në rreth 35 për qind.
Përgjatë tre viteve të fundit, për nga sasia, mesatarisht u importuan 546.3 milionë litra/vit, ku sasia më ë madhe e evidentuar ishte në vitin 2019 me mbi 562.2 milionë litra ndërsa ajo më e vogël ishte sivjet në 2018 me 536 milionë litra.
Për tri vjet, importi i përgjithshëm i naftë ishte më shumë se 1.63 miliardë litra naftë.
Efekti COVID-19, miliona euro më pak nga taksat për “arin e zi”
Në këtë njëmbëdhjete mujor, pati rënie të kërkesës për blerje të benzinës duke ndikuar në më pak të hyra nga taksat mbi -38 milionë euro.
Ndonëse virusi COVID-19, Kosovë u përhap nga fillimi i muajit mars, ndikimi në importin e benzinës dhe naftës është i dukshëm.
Në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, evidentohet rënie e importit rreth -11.3 milionë litrave, duke ndikuar kështu në të hyrat nga taksat në këtë lloj importi me vlerë -7.9 milionë euro më pak.
Ndërsa importi i naftës në njëmbëdhjete mujorin e sivjetëm ishte më i vogël për rreth -21.6 milionë litra më pak, duke ndikuar në të hyrat nga taksat që kalon – 30.75 milionë euro
Sa kushton një litër naftë/benzinë sot?
Çmimi i një litri benzinë në Kosovë, aktualisht sillet prej 0.90 centë deri në 1.00 euro ndërsa për naftë në mes 0.88 deri në 1.00 euro.
Këto të dhëna për “Gazetën Jeta në Kosovë” i bëri të ditur kreu e naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
“Sa i përket çmimit të naftës, për momentin që një kohë të gjatë çmimet janë stabile. Çmimet në Kosovë sot sillen prej 0.88 cent deri 1 euro çmimet janë në tregun e Kosovë. Por mos të harrojmë se realiteti është se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion.
Ai më tej shtoi se përveç Maqedonisë e ka dizellin më të lirë se e ka akcizën 22 centë më të lirë. Në Shqipëri një litër dizell është 1.37 euro, benzinë 1.38 euro ndërsa tek ne nafta është 88 centë deri në 1.00 euro ndërsa benzina 0.90 cent deri në 1.00 euro.
Lidhur me atë se çfarë ka ndikuar që çmimet në Kosovë të jenë më të lira në regjion përveç Maqedonisë? Ai thotë se ka ndikuar shkaku se çmimet nuk janë të fryra, nuk ka abuzime, janë çmime reale, marzha e fitimit nuk është e madhe dhe konkurrenca.
Sipas kreut të shoqatës së naftëtarëve në Kosovë janë rreth 750 pika karburanti, 50 prej tyre janë në Mitrovicën Veriore.
1.5 milionë kg CO2 në vit lirohet nga djegia e karburantit
Të dhënat e Institutit GAP, tregojnë se nga një litri benzinë lirohet 2.9 kilogramë dyoksid i karbonit që njihet me formulën kimike CO2 ndërsa nga sasia e njëjtë e djegies së naftës lirohet 3.1 kilogramë substancë dyoksid karboni.
Nga importi i mbi 500 milionë litrave në vit, lirohet 1.5 milionë tonë substancë e CO2 nën natyrë. Me rritjen e sasisë së importit edhe emetimi i këtij gazi është më i madh.
Të dhënat lidhur me importin e veturave të reja për vitet 2010 deri me 2014, tregojnë se 62 e veturave të importuara djegin naftë ndërsa 38 për qind benzinë ndërsa për vetura e përdorura përqindja është shumë më e lartë në favor të atyre dizellit.
Furnizuesi më i madh me vetura për Kosovë, është Gjermania pastaj renditen si Franca dhe vendet tjera. Ku dominojnë veturat e markës Volswagen dhe Mercedes më numrin më të madh.
Paralajmërimi gjatë vitit 2017 për ndalimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite nga fillim i vitit 2018 shkaktoi rritje të mëdha të importit të veturave. Në bazë të statistikave doli që tregtarët e veturave kanë bërë stoqe të mjaftueshme të veturave të vjetra. Numri veturave të importuara ishte për 40% në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016. Përgjatë asaj periudhe, çdo ditë u importuan 95 vetura të vjetra.