KryesoreLajme

“Nuk e çoj më në shkollë, nuk ka siguri”, babai i 17-vjeçarit të plagosur në Fier kërkon drejtësi

Vasil Xhafa, babai i 17-vjeçarit që u plagos me biçak nga shoku i tij i klasës në ambientet e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha, të fshatit Cakran të Fierit, është shprehur i tronditur për ngjarjen.

Në një prononcim për mediat nga spitali i Fierit, ku Yldo Xhafa po trajtohet me ndihmë mjekësore pasi ka marrë plagë në shpatull dhe këmbë, ai ka kërkuar drejtësi dhe siguri pasi sipas tij mungon në shkolla.

“Jam nisur së bashku me çunin nga shtëpia nga ora 8. Unë për në punë, djali për në shkollë. Pa shkuar akoma në punë më njoftoi mësuesja dhe tha se djali është goditur pak. Urgjentisht shkoj te urgjenca e Cakranit, atje vura duart në kokë. Asgjë nuk mora vesh si ndodhi ngjarja. Dua drejtësi në vend. I kërkoj Edi Ramës mos të kërkoj llogari vetëm në Tiranën, por edhe në Cakran. Se sot është djali im, nesër është një tjetër. Nuk do e çoj më në shkollë. Nuk ka më siguri në asnjë vend”, tha ai.

Lexo më shumë  Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente

Vetë adoleshenti ka treguar se çfarë ndodhi mes tij dhe autorit para se të niste ora e mësimit, duke thënë se fatmirësisht nga duart e autorit e ka shpëtuar një prej mësueseve të shkollës.

“Gjithçka nisi duke më bërë foto ai mua, familjes sime dhe shokëve të mi, gjithashtu dhe familjeve të atyre dhe që i kishte postuar në një rrjet social dhe i hidhte fotot në telefonat e shokëve të tij. Ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot. Dhjetë minuta para se të futeshim në mësim, ai ishte te korridori i klasës, ne vemi lart dhe e kapim për pjesën e fotove dhe i themi e sqarojmë si muhabet, nëse ke foto të familjarëve të mi dhe shokëve të mi mund ti fshish dhe e mbyllim këtë muhabet këtu. Ai tha jo, telefoni është personal dhe pastaj u agravua nga pyetjet e shumta që po i bënim unë dhe disa shokë. Më pas ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Thjesht u shmanga, u futa brenda në klasë, mbylla derën. Fatkeqësisht nuk e mbaja dot derën nga ana e shpatullës dhe hapi derën. E hapi sërish me thikë në dorë. Në ato momente vjen presorja dhe më shpëtoi nga ai djali”, rrëfeu 17-vjeçari. 

Lexo më shumë  Dugolli: Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ushtria ishte dhe mbetet top prioritet

Rruga Press

YouTube player