Nuk durojnë dot më! Banorët e Fierit të gatshëm ta djegin “qarkun” në shenjë kryengritjeje. Vënë zjarr tek mbeturinat e pahequra
Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shënuar një fenomen të padëgjuar në fshatin Daullas të Fierit. Banorët e zonës janë treguar të gatshëm “t’i vënë flakën” qarkut ku jetojnë në shenjë kryengritjeje ndaj pushtetit vendor.
Arsyeja është e thjeshtë: ata u kanë vënë zjarrin mbetjeve urbane, që ende nuk janë heque nga njësia e tyre administrative.
Vetëm pak minuta pas mesnate, banorët u kanë vënë flakën mbeturinave, por në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, për të shuar flakët, pasi flakët rrezikuan dhe banesat.
Rruga Press