Bota

“Nuk duhet të zgjasë me vite apo dekada”- Thirrja e Zelenskyt për Bashkimi Europian

President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian.

Ai është shprehur se procesi nuk duhet të zgjasë me vite apo dekada.

“Duhet të ndodhë sa më shpejt”, tha Zelensky, duke shtuar se sulmi në Odesa përforcoi urgjencën për t’u bashkuar me BE.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

Ndërsa shtoi: “I bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste qeveritare që të bëjnë detyrën e tyre, të fokusohen në punën drejt anëtarësimit në BE, si betejë të vijës së parë për shtetin tonë, për Ukrainën. Ne duhet që të punojmë për tu përgatitur për tu bashkua me BE me njëjtin intensitet dhe përgjegjësi si për kandidaturën.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *