Lajme

“Nuk do të lejojmë që të shkrihet uzina”, vazhdon protesta e naftëtarëve të Ballshit: Qeveria të na japë pagesat!

Ditën e sotme ka vijuar protesta e naftëtarëve në Ballsh duke kundërshtuar demontimin e kësaj uzine.

Gjatë prononcimit në media, naftëtarët kërkojnë nga qeveria që të mbajë premtimet dhe të japë pagesat, ndërsa është kundërshtuar shitja e rafinerisë për skrap. Naftëtarët pohojnë se duhen vetëm disa riparime dhe kjo uzinë mund të fillojë normalisht punën.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Gjithashtu naftëtarët i kërkojnë shteti shqiptar nëse uzina kalon në shitje të ardhurat t’i kalojnë punëtorëve.

“I bëjmë thirrje kryeministrit që të mos vazhdojë të luajë, të na japin lekët e prapambetura, janë lekët tona. Ne nuk e lëmë që të shkrihet rafineria, kërkojmë punë dhe pagesë. Ne nuk tërhiqemi, Rama po shpenzon taksat vend e pa vend dhe ne nuk po na jep asgjë. Paga që ka përcaktuar qeveria është e papërballueshme, 400 mijë lekë a mund të jetosh normal në kohë pandemie, kushte të mjerrushme, në rritje marramendëse cmimesh. Është totalisht e tmerrshme dhe nuk mund ta përballojmë jetesën”, tha një naftëtar.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *