Lajme

Nuk do të ketë hapje të plotë për tifozët, Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi 30%

Federata Shqiptare e Futbollit por dhe tifozët shpresuan deri në fund që në shtator do të riktheheshin në stadium me kapacitet të plotë.

FSHF iu drejtua pak kohë më parë me një letër, një kërkesë Ministria e Shëndetësisë, ku i kërkonte që stadiumet të ishin me kapacitet të plotë për dy ndeshjet që ekipi kombëtare do të zhvillonte kundër Hungarisë dhe San Marino, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar2022”, përkatësisht me 5 dhe 8 shtatorë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

FSHF shtoi që në stadium të ishin vetëm tifozë të vaksinuar, një lëvizje kjo që mund të ndihmonte edhe në fushatën e vaksinimit.

Asnjë nga këto kërkesa nuk u morë në konsideratë teksa Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tyre të fundit për mediat, duke folur mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë, saktësuan se masat nuk do të ndryshojnë, do të lejohen aktivitet sportive por vetëm me 30% të kapacitetit të stadiumeve.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Në këtë mënyrë, në “Elbasan Arena”, do të jenë të pranishëm vetëm një numër i reduktuar tifozësh, vendim ky që nuk pritet të ndryshojë në një të ardhme të afërt as për fillimin e sezonit të ri në Superligë më 11 shtator.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *