Nuk do ta besoni se sa persona janë arrestuar brenda një muaji në El Salvador
Ministri i Mbrojtjes i El Salvadorit, Rënë Merino, ka thënë se që kur u shpall gjendja emergjente një muaj më parë janë arrestuar më shumë se 17,000 pjesëtarët të dyshuar të bandave, raportoi të martën BBC.
Ai vlerësoi zgjatjen nga Kongresi të masave emergjente, të cilat tha se kanë një efekt “pozitiv” në betejën kundër dhunës së shfrenuar të bandave.
Ato hynë në fuqi më 27 mars, pasi 62 persona u vranë brenda një ditë.
Masat emergjente kufizojnë disa të drejta kushtetuese, si lejimin e forcave të sigurisë që të arrestojnë të dyshuar pa pasur një urdhërarrest.
Po ashtu, dënimet për të dënuarit pjesëtarë të bandave është rritur në 45 vjet burgim.
“Qëllimi është që bandat të zhduken tërësisht nga El Salvadori”, ka thënë Merino.
Rruga Press