Sport

Novak Gjokoviq dërgohet në paraburgim. Tenisti serb luan me “zjarrin”

Situata që po ndodh me Novak Gjokoviq mund të quhet një telenovelë që nuk ka mbarim.

Pas refuzimit të dytë të vizës nga ana e qeverisë federale, avokatët e tenistit serb në tenis kanë apeluar sërish me një seancë urgjencë e cila do të jape vendimin sonte pak para mesnatës me orën lokale këtu.

Novak Gjokoviq ndërkohë është i regjistruar për të luajtur në tabelë në Australian Open dhe siç duket vetëm fakti që një fitore në këtë Grand Slam do ta bënte tenistin më të suksesshëm në histori po e mban atë në këtë luftë me autoritetet australiane.

Sot Gjokiviq ka përfunduar në paraburgim në pritje të vendimit, dhe ky rregull vlen për të gjithë ndaj edhe tenisti serb nuk mund të shmangte një situate të tillë dhe i duhet të qëndrojë aty deri në mesnatë.

Por ka edhe më keq akoma, sepse nëse apeli i refuzohet, Gjokoviq jo vetëm që nuk do të luante në Australian Open por edhe do të merrte një dëbim 3-vjeçar nga ky vend.

Rruga Press

YouTube player